Pyetje të shpeshta mbi AiLend

1. Si mund të aplikoj për kredi online?

Mjafton të vizitoni ailend.io

Do të gjeni informacion rreth mundësisë së financimit për shtëpi, apo thjesht para. Zgjidhni një ndër opsionet dhe AiLend do t’ju tregojë mundësitë e financimit pa nevojë për regjistrim.

N.q.s. shikoni një ofertë interesante, regjistrohuni dhe përfundoni aplikimin duke e dërguar në Bankë.

2. Ku do i marr paratë?

Ne jemi një aplikacion online që referon kredi tek Raiffeisen Bank, ndaj si fillim çdo marrëdhënie do menaxhohet nga Raiffeisen. Ne do ju ndihmojmë në çdo fazë.

3. Çfarë dokumentesh duhen?

N.q.s. jeni klient i bankës Raiffeisen dhe paga kalon aty, mjafton vetëm një Certifikate Familjare.

N.q.s. nuk keni marrëdhënie me bankën Raiffeisen është i detyrueshëm vërtetimi i pagës dhe certifikata familjare nga e-Albania, një histori e pastër kredie, si dhe statment bankar për kalimin e pagës në 6 muajt e fundit. N.q.s. këto janë të sakta atëherë mund të aplikoni.

Ka disa raste kur banka nuk ndihet e sigurt ose të ardhurat tuaja zyrtare nuk konsiderohen të mjaftueshme, si pasojë e kohëve që po jetojmë, ndaj mund t’ju kërkojë dhe prezencën e një garantori (palë e tretë në marrëdhënie pune) ose bashkëkredimarrësi. Shpresojmë që mos të jete e nevojshme, por kjo nuk varet nga ne ndaj nëse keni dikë është mirë ta dini që mund të duhet.

4. Çfarë është Garantori?

Garantor është një person në marrëdhënie pune, që shpreh dëshirën për të firmosur bashkë me ju, për të vërtetuar që ju jeni një person i besueshëm. Në rast se kredia nuk paguhet në kohe, atëherë banka ka të drejtë të kërkojë paratë edhe ndaj garantorit. Pra garantori ka përgjegjësi të plote njëlloj si kredimarrësi. Ndaj kujdes për kë dilni garantor 😊

5. Çfarë është Bashkëkredimarrësi?

Bashkëkredimarrësi, kryen të njëjtat funksione si garantori por përfshihet edhe në llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve. P.sh., n.q.s. merr një kredi dhe mund të përballosh një këst 20,000 mijë lekë, me një bashkëkredimarrës mund të përballosh një këst 30,000 lekë. Bashkekredimarrësi ka përgjegjësi njëlloj si kredimarrësi kryesor.

6. Ailend kërkon të regjistrohem?

Ailend funksionon si një social media ndaj do duhet të regjistroheni për të përfunduar aplikimin dhe për ta dërguar tek banka. Çdo njoftim vjen me e-mail ose mund te logoheni per te pare statusin e aplikimit dhe komunikuar me bankën.

7. Nëqoftëse kam kredi të tjera a mund të bëhet aplikimi për krëdi ne platformën tuaj?

Patjetër që po. N.q.s. të ardhurat tuaja përballojnë pagesën dhe keni qene i rregullt me pagesat ne kredinë e me parshme nuk ka asnjë problem.

8. Në cfarë vendi ndodhet zyra juaj?

Zyra jonë është në Tiranë, por aplikimin mund ta bësh nga kudo sepse ne jemi një aplikacion që mundëson aplikimin per kredi ne vetëm 90 sekonda nga kudo 😊.

9. Kur mund të më vijë përgjigja e aplikimit?

Ne ju kthejmë përgjigje menjëherë sapo rasti dërgohet ne Bankë. Më pas banka pasi analizon të dhënat tuaja, ju njofton për hapat e radhës. I gjith procesi zgjat 48 deri ne 72 orë.

10. Ku do ti paguaj këstet?

Këstet do të paguhen në bankën që jep kredinë. Në këtë moment banka me te cilën ne bashkëpunojmë është Raiffeisen, ndaj dhe pagesat do të ndodhin në këtë bankë.

11. A keni një numër kontakti?

Na merr kur të duash. Mbas orës 18:00 mund edhe të mos përgjigjemi 😊 +355 69 53 46 488

12. Me cilën bankë bashkëpunon platforma juaj?

Për momentin me bankën Raiffeisen 😊

13. Çfarë duhet të bëj për të plotësuar aplikimin?

Po i marr me radhë veprimet:

  1. Si fillim, hyni tek: ailend.io.
  2. Zgjidhni një ndër produktet Para, Para e siguruar ose Shtëpi.
  3. Plotësoni disa pyetje bazike.
  4. Më pas zgjidhni këstin dhe afatin që dëshironi.
  5. Zgjidh një nga ofertat e personalizuara.
  6. Regjistrohuni duke vendosur adresën tuaj të email ose me google.
  7. Banka do të shqyrtojë rastin tuaj dhe do keni një përgjigje brenda 72 orëve.

14. Si mund të logohem?

Njëlloj si me adresën e emailit, edhe në Ailend mjafton të perdorni username ose email dhe fjalëkalimin e vendosur në momentin e regjistrimit.

15. Kam harruar fjalëkalimin?

Pa problem, vendosni një të ri në më pak se një minutë.

  1. Klikoni “Keni harruar fjalëkalimin”.
  2. Vendosni username ose email-in tuaj.
  3. Kontrolloni emailin tuaj dhe klikoni linkun qe ju ka ardhur nga [email protected].
  4. Vendosni fjalëkalimin e ri dhe hyni sërish në ailend.io.