Kur stresi godet, e ndjen menjëherë me çdo muskul dhe frymëmarrje, ndonëse kjo shkaktohet nga presioni i punës, afateve që po i vjen fundi, probleme me paratë, apo situata globale që i kemi jashtë kontrollit - si pandemia e 2 viteve të fundit apo lufta e Rusisë në Ukrainë.
Stresi e gjen mënyrën të rritet në mënyrë eksponenciale nëse nuk arrin të marrësh pak kohë për të reflektuar. Kur je i stresuar, ka më shumë shanse të irritohesh më shpejt apo të shkaktosh debate të panevojshme. Produktiviteti bie po ashtu në mënyrë eksponenciale, duke të ngadalësuar dhe duke shkaktuar - fatkeqësisht - akoma më shumë stres. Mund të kushtojë pak kohë në fillim, por është absolutisht e rëndësishme ta thyesh ciklin dhe të qetësohesh.
Ne në AILend kemi prioritet absolut mirëqenien dhe shëndetin e kolegëve, ndaj kujdesemi që herë pas here të sigurohemi që jemi me këmbë në tokë dhe të ndajmë këshilla me njëri-tjetrin se si të jetojmë dhe punojmë më shëndetshëm. Më poshtë kemi radhitur disa nga teknikat tona të preferuara që përdorim për t’u qetësuar dhe relaksuar. Shpresojmë që t’ju hyjnë në punë dhe juve :)
Fokusohu tek arritjet e tua 🔓
Mendo një moment kur ke bërë diçka që ishte shumë e vështire e megjithatë ti prapë ia dole me sukses. Ajo ndjesia “Jam përballur me gjëra më të vështira se kaq dhe ia kam dalë” mund të jetë jashtëzakonisht e fuqishme. Përpos kësaj, të jep mundësinë që të bësh një hap prapa për një sekondë dhe të kuptosh perspektivën, gjë që e bëjmë shumë rrallë. Nëse kjo nuk funksionon, futi një të buzëqeshur. Studimet tregojnë që buzëqeshja e bën më të thjesht�� për ta përballuar një situatë stresuese.
Lexo një libër 📖
Kur temperatura e situatës nxehet shumë, të gjithë duam të arratisemi. Libri është një mënyrë e përsosur për ta larguar veten nga “nxehtësia”. Nuk ka nevojë për lidhje interneti, çka të mundëson të shkëputesh nga telefoni, emailet, mediat sociale, të cilat janë përçues shumë të mëdhenj për situatat stresuese. Histori që nuk kanë të bëjnë fare me punën apo jetën tënde të lejojnë t’i japësh pak pushim trurit dhe ankthit, dhe gjithashtu të bëjnë të ndihesh më mirë për mënyrën si po e kalon kohën.
Medito 🧘
Nuk e ke idenë nga t’ja nisësh? Ka pafund burime në internet apo aplikacione falas në celular të cilat të udhërrëfejnë përgjatë gjithë eksperiencës. Duke medituar disa minuta çdo ditë, studimet tregojnë që jo vetëm mendja, por edhe trupi relaksohet totalisht çka mundëson largimin e stresit. A do të stresohesh sërish? Sigurisht. Por, të paktën, intensiteti i stresit ulet dhe zgjat më pak kohë.
Bëj një hap prapa 🚶🏽♀️
Në momentin e parë që e ndjen stresin të të pushtojë, fokusohu tek frymëmarrja - zakonisht në momente të tilla frymëmarrja është e shpejtë dhe e cekët. Duke marrë frymë thellë, do ta kuptosh menjëherë ndryshimin. Nëse e ke t�� mundur, mund të marrësh një pushim të shkurtër për ta distancuar veten nga situata. Pushimin mund ta përdorësh për të bërë një shëtitje të shkurtër, të kërcesh, të shijosh një ushqim të preferuar apo të takosh dikë të afërt. Shpeshherë, thjesht fakti që bëjmë një hap prapa na ndihmon t’i shohim gjërat nga një këndvështrim ndryshe. Kur ndalon së kontrolluari diçka (apo dikë), gjërat shkojnë vetë në vendin e vet. .
Organizo ditën 📅
Një nga burimet më të mëdha të stresit është të qenurit me vonesë. Për ta shmangur këtë burim ankthi, sigurohu që t’i japësh kohë vetes nga një takim në tjetrin duke organizuar mirë kalendarin. Kjo mund të aplikohet si në punë, ashtu edhe në situata të tjera - si për shembull udhëtimet. Krijimi i hapësirave të lira gjatë ditës në mënyrë që takimet mos t’i kesh njëra pas tjetrës, mundëson reduktimit e ankthit që vjen kur duhet të ndryshosh temën e diskutimit, vendin e takimit, apo mënyrën e kontaktit në mënyrë të menjëhershme.