“Ethereum” është një platformë e mundësuar nga teknologjia “blockchain” që njihet më së shumti për kriptomonedhën e saj amtare, të quajtur eter, ETH, ose thjesht etereum. Natyra e shpërndarë e teknologjisë “blockchain” është ajo që e bën platformën “Ethereum” të sigurt dhe kjo siguri i mundëson ETH-së të grumbullojë vlerë.
Një histori e shkurtër e “Ethereum”-it
Vitalik Buterin, i akredituar me mendimin origjinal të konceptit të “Ethereum”, publikoi një letër të bardhë për të prezantuar “Ethereum”-in në vitin 2013. Platforma “Ethereum” doli në treg në vitin 2015 nga Buterin dhe Xho Ljubin, themelues i kompanisë së softuerit të “blockchain” “ConsenSys”. Themeluesit e “Ethereum” ishin ndër të parët që vlerësuan potencialin e plotë të teknologjisë “blockchain”, përtej përtej thjesht mundësimit të tregtimit të sigurt të monedhës virtuale (kriptomonedhës).
Një ngjarje e shquar në historinë e Ethereum është ndarja e “Ethereum” dhe “Ethereum Classic”. Në vitin 2016, një grup pjesëmarrësish të rrjetit morën kontrollin e shumicës së “blockchain”-it të “Ethereum”-it për të vjedhur më shumë se 50 milionë dollarë eteri në vlerë, që u përdorën për ngritjen e një prjekti të quajtur “DAO”.
Suksesi i grupit iu atribua përfshirjes nga një zhvillues i palës së tretë për projektin e ri. Ndërkohë që pjesa më e madhe e komunitetit të “Ethereum”-it zgjodhi të kthejë vjedhjen duke zhvlerësuar “blockchain”-in ekzistues të “Ethereum”-it dhe duke miratuar një “blockchain” me histori të rishikuar, një pjesë e komunitetit zgjodhi të mbajë versionin origjinal të “blockchain”-it të “Ethereum”-it. Versioni i pandryshuar i “Ethereum”-it u nda përgjithmonë për t’u bërë kriptomonedha “Ethereum Classic”, ose "ETC".
Që prej daljes në treg të “Ethereum”-it, eteri si kriptomonedhë është shndërruar në kriptomonedhën e dytë në vlerë tregu. Deri në vitin 2022 është kaluar vetëm nga Bitcoin.
Si funksionon “Ethereum”-i?
“Ethereum”, ashtu si kriptomonedhat e tjera, përdor teknologjinë “blockchain”. Imagjino një zinxhir shumë të gjatë blloqesh të lidhura së bashku, me gjithë informacionin përreth secilit bllok të njohur nga pjesëtarët e rrjetit të “blockchain”-it. Me çdo anëtar të rrjetit që ka të njëjtën njohuri të “blockchain”-it, me funksione si një libër elektronik, mund të krijohet dhe mbahet konsensus i shpërndarë për statusin e “blockchain”-it.
Teknologjia “blockchain” krijon një konsensus të shpërndarë rreth rrjetit të “Ethereum”-it. Blloqe të reja i shtohen zinxhirit shumë të gjatë të Ethereum për të përpunuar transaksionet e Ethereum dhe për të prerë monedha të reja eter, ose për të ekzekutuar kontrata inteligjente për “Ethereum” dApps (aplikacionet e decentralizuara).
Një rrjet i gjerë kompjuterësh përreth gjithë botës mirëmban rrjetin “blockchain” të “Ethereum”-it dhe rrjeti kërkon një konsensus të shumicës për çdo ndryshim që “blockchain”-i pëson. Një grupi individual të pjesëmarrësve të rrjetit do u nevojitej një kontroll të shumicës së forcës kompjuterike të platformës së “Ethereum”-it (një detyrë e cilësuar madhore, në mos e pamundur) për të manipuluar në mënyrë të suksesshme “blockchain”-in e “Ethereum”-it.
Platforma e “Ethereum”-it mund të mbështesë shumë më tepër aplikacione se monedha ETH dhe kriptovaluta të tjera. Përdoruesit e rrjetit mund të krijojnë, publikojnë, monetizojnë dhe përdorin një gamë të gjerë të aplikacioneve të platformës së “Ethereum”-it dhe mund të përdorin ETH-in apo kriptomonedha të tjera si pagesë.
Si mund të ble “Ethereum”?
Investitorët mund të përdorin një nga shumë platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave për të blerë dhe shitur eter. “Ethereum”-i mbështetet nga shkëmbime të dedikuara të kriptove, duke përfshirë “Coinbase”, "Kraken”, “Gemini” dhe “Binance”, plus ndërmjetësime si “Robinhood”.
Si bën para “Ethereum”-i?
“Ethereum”-i nuk është një organizatë e centralizuar që bën para. “Minatorët” dhe vlerësuesit që marrin pjesë në operimin e rrjetit të “Ethereum”-it, zakonisht duke minuar, fitojnë shpërblime në eter për kontributet e tyre.
“Ethereum” vs. “Bitcoin”
“Ethereum”-i është shpesh i krahasuar me “Bitcoin”-in. Ndërkohë që dy kriptovalutat kanë ngjashmëri, investitorët e mundshëm duhet t'i kushtojnë vëmendje disa dallimeve të rëndësishme.
“Ethereum”-i është i përshkruar si “‘blockchain-i’ më i programueshëm në botë”, duke pozicionuar veten si një rrjet elektronik dhe i programueshëm me shumë aplikacione. “Blockchain”-i i “Bitcoin”-it, në krahun tjetër, është krijuar vetëm për të mbështetur kriptomonedhën bitcoin.
“Ethereum”-i nuk përdoret vetëm si monedhë dixhitale. Çdo gjë që mund të zotëroni mund të përfaqësohet, tregtohet dhe përdoret si tokena të pandryshueshëm (NFT). Ti mund të tokenizosh artin dhe të marrësh honorare automatikisht sa herë që rishitet. Ose përdorn një “token” për diçka që zotëroni për të marrë një hua. Mundësitë po rriten gjatë gjithë kohës.