Si verifikohen njerëzit e vërtetë në botën dixhitale? “Onfido” i ndihmon kompanitë të shohin identitetin e vërtetë (njerëzit pas ekraneve) duke përdorur ekspertë të inteligjencës artificiale dhe ata të identitetit.
Çfarë mund të bëjë “Onfido”?
Klientët mund të vërtetojnë identitetet e tyre, kudo që janë, me vetem një Kartë Identiteti dhe fytyrën e tyre. Në këtë mënyrë mund të kesh gjithëçka që të nevojitet për të rritur një biznes në mënyrë të sigurt.
Teknologjia e tij e bazuar në inteligjencën artificiale vlerëson nëse ID-ja e lëshuar nga qeveria e një përdoruesi është e vërtetë apo mashtruese dhe më pas e krahason atë me biometrikën e fytyrës së tij. Në këtë mënyrë u japin kompanive si “Revolut”, “Zipcar” dhe “Bitstamp” sigurinë që u nevojitet për të pranuar klientë në distancë dhe në mënyrë të sigurt. Misioni i “Onfido”-s është të krijojë një botë më të hapur, ku identieti është çelësi për të aksesuar.
Shërbimi nga fillimi në fund i “Onfido”-s ndihmon mbajtjen larg të mashtruesve nga platforma. E bën këtë duke verifikuar përdoruesit në momentin e regjistrimit me një 'selfie" dhe një fotografi të dokumentit të tyre të identifikimit. Teknologjia e “Onfido”-s më pas kontrollon nëse identeiteti i tyre është i vërtetë, krahason ngjashmëritë e fytyrës dhe kryqëzon Kartat e Identitetit kundrejt listave ndërkombëtare mbikqyrëse. Duke përdorur inteligjencën artificiale, teknologjia e “Onfido”-s ndihmon kompanitë të automatizojnë kontrollin e më shumë se 4.500 dokumenteve në 250 vende (në 2022-shin), duke zbuluar anomalitë në mënyrë automatike në rreth 15 sekonda dhe duke përdorur persona ekspertë për të verifikuar mashtruesit.
Kush janë shpikësit?
I themeluar në Oksford në vitin 2012 nga Husein Kasai, Emon Jubavi dhe Ruhul Amin, “Onfido” ndihmon 1.500 kompani të vërtetojnë përdoruesit e tyre.
Kompania është një forcën në më shume se 250 vende në botë në vitin 2022, me zyra në Londër, San Fransisko, Nju Jork, Lisbonë, Paris, Nju Delhi dhe Singapor.
Sa vlen?
I njohur si një lider global në inteligjencën artificiale për verifikimin e identitetit, “Onfido” mbështetet nga “SBI Investment”, “Salesforce Ventures” and dhe “M12” (më pare “Microsoft Ventures”) dhe ka arriti kuotën 100 milionë dollarë në investime në vitin 2021.
Karakteristikat
- Verifkimi pa probleme ID-të dhe biometritë e fytyrës të lëshuara nga qeveria
- Mbështetje për mbi 4.600 lloje dukumentesh nga 250 vende (në vitin 2022)
- Krahasimi i kartave të identitetit me biometritë e fytyrës përmes një “selfie” apo videoje asinkrone
- Qasja hibride e “Onfido”-s përzien teknologji machine-learning me agjentë eskpertë të rishikimit
- Integrimi me kompletin e zhvillimit të softuerit në iOs, Android dhe Ueb
- Udhëzimi i qytetarëve me reagime në kohë reale, duke përfshirë zbulimin e shkëlqimit dhe turbullimit
- Informacione gjithëpërfshirëse dhe metrikë të performancës ofrohen përmes panelit të kontrollit të “Onfido”-s
- Integrimi është gjithashtu i disponueshëm përmes ndërfaqjeve të programit të aplikacionit (API) të dokumentuara
Benefitet
- Ndërton besim personal me rrjedhën e verifikimit plotësisht dixhital
- Ofron siguri që qytetarët janë ata që thonë se janë
- Lufton mashtrimet, krijoni mundësi të ardhurash me verifikimin e identitetit që konverton
- Mbështet biznesin tënd globalisht
- Adreson kërkesat e identitetit për pajtueshmërinë me KYC (Njohjen e klientëve tuaj) dhe AML (Anti-pastrimit të parave)
- Gatishmëri identiteti në pak kohë me Integrimi me kompletin e zhvillimit të softuerit dhe ndërfaqjeve të programit të aplikacionit të “Onfido”-s