“Revolut” është një kompani financiare-teknologjike që ofron shërbime bankare. Mundëson llogari që paraqesin këmbim valutor, karta debiti, karta virtuale, “Apple Pay��, “kasaforta” me interes, tregtim të kasafortave pa komision, kripto, mallra dhe shërbime të tjera.
Çfarë është saktësisht?
“Revolut” garanton një sërë shërbimesh bankare dixhitale në një aplikacion celular të synuar për përdoruesit e rinj me njohuri teknologjike, duke përfshirë:
- Transferim parash jashtë vendit në 29 monedha (në vitin 2022)
- Një kartë debiti të parapaguar që mundëson tërheqje në makieritë përkatëse në 120 vende (në vitin 2022)
- Shkëmbim kriptomonedhash që lejon përdoruesit të konvertojnë valuta në “Bitcoin”, “Litecoin”, “Ethereum”, “Bitcoin Cash” ose “XRP”
- Kasaforta për buxhetimin dhe kursimin e parave
- Sigurim mjekësor me celular dhe fizik jashtë shtetit
Kush e themeloi “Revolut”-in?
“Revolut” u themelua nga Nikolai Storonski dhe Vlad Jatsenko. Zoti Storonski është i lindur në Rusi, por zotëron një pasaportë britanike dhe ka jetuar në Britaninë e Madhe që në moshën 20. Zoti Tatsenko është ukranino-britanik dhe jeton në Britaninë e Madhe që prej vitit 2010.
Zoti Jatsenko dhe Zoti Storonski krijaun “Revolut”-in dhe e nxorrën në treg në korrikun e vitit 2015 në përshpejtuesin teknologjik “Level39” në “Canary Wharf”.
Zoti Jatsenko shërben si kreu i teknologjisë i “Revolut”-it, ndërsa Zoti Storonski si kreu ekzekutiv i firmës.
Sa i madh është “Revolut”-i?
“Revolut”-i është përhapur në tregje të reja dhe ka zgjeruar stafin nga 1500 në 5000 persona në vitin 2021. Në nëntorin e vitit 2020 ishte në ekuilibër dhe, me 4.2 miliardë paundë vlerësim, u bë kompania “FinTech” (financiare-teknologjike) më e vlefshme në Britaninë e Madhe. Në janarin e vitit 2021 aplikoi për një licensë bankare në Britaninë e Madhe.
Një fond prej 800 milionë dollarësh në korrikun e vitit 2021 ngriti vlerën e kompanisë në 33 miliardë dollarë, duke e bërë edhe “strartup”-in teknologjik më të vlefshëm në Britaninë e Madhe në atë kohë.
Si të hapësh një llogari personale në “Revolut”
Hapja e një llogarie personale në “Revolut” është e thjeshtë:
- Thjesht shkarkon aplikacionin dhe vendos numrin tënd të telefonit
- Më pas do të të kërkohet të vendosësh një fjalëkalim dhe një kod prej 6 shifrash që do të dërgohet në celularin tënd për të verifikuar llogarinë
- Do të të pyesë për emrin, datën e lindjes, adresën dhe postën elektronike
- Më pas do të duhet të kryesh një depozitë fillestare duke vendosur detajet e bankës në mënyrë që një transfertë të nisë
- Më tej do të duhet të mundësosh një “selfie” dhe një fotografi të pasaportës për verifikim
- Do të të pyetet për të zgjedhur një llogari standarde, premium, ose metal dhe të paguash taksën (llogaria standarde është falas)
Një fjalë kujdesi
“Revolut” zotëron licensa të ndryshme bankare. Megjithatë, nuk është ende plotësisht një bankë.
Ndërkohë që “Revolut” ka licensa bankare në 10 vende të ndryshme në vitin 2022, llogaritë jetojnë në Britaninë e Madhe dhe për këtë arsye për të gjitha qëllimet dhe shkaqet “Revolut” nuk mund të shihet si bankë.
Megjithatë, “Revolut” shkruan në faqe:
Fondet me “Revolut” mbeten të mbrojtura nëpër llogari me një bankë të nivelit të parë në Britanë e Madhe, sipas detyrimeve që parashtron rregullorja për paranë elektronike. Plus, të gjitha transaksionet me kartën tënde përpunohen nga rrjeti “Mastercard” ose “Visa” dhe mbrohen nga rregullat e “Mastercard” ose “Visa”.
Mos harroni se “Revolut” do të komunikojë me ty vetëm përmes bisedës në internet dhe përmes linjës telefonike të automatizuar të thirrjeve. Ata nuk do të dërgojnë e-maile për të ofruar mbështetje përmes rrjeteve sociale, apo kanale të tjera.
Kujdes nga këdo që të telefonon duke u paraqitur si mbështetje për klientët, ose një përfaqësues nga një bankë tjetër, duke ju kërkuar të jepni akses në pajisjen tuaj.
Së fundi, ki parasysh se “Revolut” do të ndajë të dhënat tuaja, por ti mund të tërhiqesh nga ndarja e të dhënave në aplikacion.