AILend ofron 10 bursa dhe mundësi punësimi për studentët e universiteteve shtetërore

Tashmë çdokush ka mundësi të hapë një llogari bankare drejtpërdrejt nga telefoni, nëpërmjet AILend. Për të treguar mbështetje për studentët, AILend do të dhurojë 10 bursa, prej të cilëve 3 do të punësohen.

Çdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç, rezident në Shqipëri, tashmë ka mundësi të hapë një llogari bankare drejtpërdrejt nga telefoni, nëpërmjet AILend.

Për të nxitur përfshirjen e të rinjve në shërbimet financiare, AILend do të dhurojë 10 bursa (pagesën e tarifës vjetore të universitetit) për ata studentë që regjistrohen online për të hapur një llogari bankare dhe që do të vazhdojnë studimet një universitet shtetëror. Për më tej, 3 studentë do të përzgjidhen për të vazhduar internship 3 muaj të paguar pranë AILend.

Studentët do të duhet të aplikojnë për të hapur një llogari si dhe të dërgojnë CV-në e tyre të përditësuar.

Vetëm ata studentë që kanë arritur të hapin llogarinë në mënyre të sukseshme do kalojne fazen e parë (shumë e lehtë!). Më pas, ekipi i AILend do të analizojë CV-të e studentëve duke përzgjedhur ato më profesionalet.

Por nuk mbaron këtu! Tre nga dhjetë studentët e përzgjedhur për bursa (kushti i vetëm është të keni profil informatike), do të kenë mundësinë të fitojnë një internship tre muaj të PAGUAR pranë AILend. Mundësi e jashtëzakonshme për t'u bërë pjesë e një prej ekipeve më inovatorë në Shqipëri.

Pssst… Doni ndihmë me CV-në? Për disa këshilla mund të ndiqni blogun tonë “Çfarë është një CV e mirë? Ja 10 pikat tona për t’ju ndihmuar”.

E gjithë kjo e ka një përse!

Përse kemi menduar të angazhojmë studentët për të hapur një llogari bankare? Si fillim, sepse askush këtu nuk ka asgjë për të humbur:

  1. Ne ndihmojmë në edukimin financiar te studentëve. Të gjithë duhet të pajisen me një llogari bankare.
  2. Në tregun e punës, hapi 1 është të keni nje CV. Ndoshte edhe para te pasurit nje diplomë: duhet të filloni të mendoni që tani për të.
  3. Dhjetë nga ju do keni shkollen falas vitin tjetër. Ndoshta rrugës na bashkohen edhe të tjerë për ta bere numrin 50 😀
  4. Tre prej jush do të përfitojnë eksperiencë pune të paguar te një nga kompanitë më të suksesshme FinTech në Shqipëri. Mënyra më e mirë për t'i hapur vetes oportunitete fantastike karriere pa mbaruar akoma shkollimin!

Si të aplikoni për bursë

Bursa me AILend

Mos humb më kohë, filloje aplikimin këtu!